Shpallen fituesit për vilat qeveritare, Vlora dhe Velipoja me markën e Melia, projektet

Shpallen fituesit për vilat qeveritare, Vlora dhe Velipoja me markën e Melia, projektet

Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që do të rijetëzojnë dhe rikonceptojnë vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë.E përbashkëta e të dyjave është pjesëmarrja e markës Melia e cila tashmë ka një prezencë të gjerë në vendin tonë me disa projekte. Përfaqësuesi i jurisë tha se për Velipojën fitues ishte projekti i prezantuar nga studio Saunders. Në këtë projekt marrin pjesë “Xhenis sh.LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, VOGT, Adnan Kastrati, Melia Holtel International”.Por çfarë parashikon projekti? Përfaqësuesi i studios gjatë prezantimit tha se se synohet që të ruhet godina ekzistuese duke e rrethuar atë me një koncept të ri të cilësuar prej tij si “përqafimi”.Velipoja, eksperiencë e re duke ruajtur të kaluarën“Ideja ishte që ta mbanim vilën sic ishte që në skicën e parë kur do hynim në konkurs. Të mbahet dhe të ruhet kjo vilë. Ajo duhet të tregojë të kaluarën.E gjithë ndërtesa nuk duhet të jetë si kala por njerëzit të kenë dëshirë të hyjnë ta shohin....