Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë
Holanda do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale është rrëzuar pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e ekstremit të djathtë, PVV. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri në detyrë, Dick Schoof, i cili njoftoi se një datë për zgjedhjet do të caktohet së shpejti. Sipas Schoof, në parlament ekziston një mbështetje e gjerë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se qeveria teknike do të vazhdojë funksionimin deri në formimin e një qeverie të re, proces i cili në Holandë zakonisht kërkon muaj të tërë për shkak të fragmentarizimit politik. Kriza politike u shkaktua nga vendimi i liderit të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, për të tërhequr partinë e tij PVV nga koalicioni qeverisës. Wilders akuzoi qeverinë se po vononte...