Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Në Holandë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pas rënies së qeverisë dhe dorëheqjen së kryeministrit Dick Schoff. Schoff theksoi se kishte mbështetje të gjerë në parlament për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe shtoi se qeveria e tij teknike do të caktojë së shpejti një datë. Megjithatë zgjedhjet nuk kanë gjasa të mbahen para tetorit. Zakonisht , për shkak të peizazhit të fragmentuar politik të Holandës, formimi i një qeverie të re zgjat shumë muaj. Lideri i të djathtës ekstreme holandeze, Geert Wilders, dje rrëzoi koalicionin qeverisës duke tërhequr partinë e tij PVV për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e imigracionit. Lideri i të djathtës ekstreme vlerësoi se qeveria e koalicionit nën kryeministrin Dick Schoff po vononte shumë për të zbatuar “politikën më të...