Meçe: Humbja e Berishës, më keq se në ‘97! Rinumërimi i votave, reagim për të goditur ‘tezën e farsës’ së tij

Meçe: Humbja e Berishës, më keq se në ‘97! Rinumërimi i votave, reagim për të goditur ‘tezën e farsës’ së tij

Analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet sa i takon situatës në kampin demokrat pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Meçes, humbja e Berishës ishte më keq se në vitin ’97, ndërkohë që prej liderit të opozitës është ngritur teza e farsës por në fakt nuk ka asnjë provë që e dëshmon. Analisti u ndal më tej tek lëvizja e anëtarëve të PD të cilët kanë kërkuar rinumërim, të cilën e cilësoi si një reagim që godet tezën e farsës së artikuluar nga Berisha. “Pas zgjedhjeve dhe një humbje të jashtëzakonshme të Berishës më keq se në vitin ‘97, pritet që brenda PD të ketë lëvizje. Duke marrë parasysh se çfarë përfaqëson PD në lidhje dhe me familjen Berisha, ngritja e zërit të anëtarëve të...