Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Tafani: Laert Haxhiu më kërkoi të vendosja tr*tol në Lushnjë

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Tafani: Laert Haxhiu më kërkoi të vendosja tr*tol në Lushnjë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë një dëshmi për grupin e strukturuar që dyshohet të jetë i drejtuar nga Laert Haxhiu. Ai rrëfen sipas ”A2cnn”, se gjithçka nisi pas një takimi në Dajt, ku për herë të parë u përball me Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorët e tij. “Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV nëpër lajme, u nisëm për në Dajt. U ulëm tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha hajde flasim pak jashtë. Atë natë ndenjëm atje në Dajt morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt se thashë pse më morën mua këta kur pashë Laert Haxhiun, më tha do të bëjmë ndonjë punë. Do të ndihmoj unë më ndonjë mall, por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai...