Sekuestrohen 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, Prokuroria: Altin Topalli e përvetësoi përmes mashtrimit dhe e shiti

Sekuestrohen 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, Prokuroria: Altin Topalli e përvetësoi përmes mashtrimit dhe e shiti

Prokuroria e Tiranqs TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9000 m2 tokë të llojit arë në zonën e Fushë-Prezës. Vendimi është marrë pasi ka dyshime se ara është përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli. Sipas një njoftimi të bërë nga Prokuroria e Tiranës, Topalli ka arritur që ta përvetësojë tokën nëpërmjet mashtrimit dhe më pas e ka shitur. E gjithë skema u zbulua pasi një person, i cili është identifikuar vetëm me inicialet M.D., zbuloi se toka arë e gjyshit të tij nuk figuronte më si pasuri e familjes, por i kishte kaluar Topallit. Në këtë moment nisi të kishte dyshime, për shkak se prona që ishte në emër të tyre që prej vitit 1992, nuk mund të shitej as të blihej pa...