Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ministri Hasani në Athinë, homologu grek zbulon prejardhjen e tij: Flet gjuhën tonë, ka origjinë greke
                            Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Athinë. Hasani u prit nga homologu i tij grek, George Gerapetritis, ndërsa takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve. Sipas mediave greke, ministri Gerapetritis vlerësoi aftësitë dhe vizionin e Hasanit, duke zbuluar për publikun një detaj të panjohur më parë për prejardhjen e tij greke. “Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai. Ministri Hasani theksoi...