“PD ka nevojë për rikonceptim”/ Kreshnik Çollaku: Në këtë gjendje që jemi nuk do të fitojmë kurrë

“PD ka nevojë për rikonceptim”/ Kreshnik Çollaku: Në këtë gjendje që jemi nuk do të fitojmë kurrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD në situatën që është sot, nuk mund t’i afrohet kurrë pushtetit. Komentet Çollaku i bëri në “Ditarin Qëndror” nga gazetarja Loneta Progni në A2 CNN, ku tha se PD sot ka nevojë për një rikonceptim dhe reformim të thellë. Ai tha gjithashtu se votat që ka marrë në zgjedhjet e 11 majit PD janë vota personale të Sali Berishës, teksa shtoi se askush tjetër nuk ka bërë diçka që do t’i shtonte më shumë vota kësaj force politike. “Unë mendoj se sot çdo demokrat duhet ta lexojë qartë realitetin. PD në këto kushte që është sot, sa herë të përsëriten votimet, nuk ka asnjë shans që t’i qaset pushtetit. PD ka nevojë për një reformim...