Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lee Jae-yung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, bën premtime para popullit: Do të bashkoj kombin dhe të rikthej paqen!
Kandidati i opozitës së qendrës së majtë, Lee Jae-myung, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut, në një proces votimi që shënoi pjesëmarrjen më të lartë në 28 vitet e fundit. Me 70% të votave të numëruara, Lee kryeson me 48.53% të votave, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve. Pjesëmarrja e votuesve arriti në 79.4%, një tregues i lartë i interesit publik pas një periudhe trazirash politike që çuan në zgjedhjet e parakohshme. “Unë e respektoj vendimin e madh të popullit,” deklaroi presidenti i sapozgjedhur, duke folur për mediat përpara nisjes për në Asamblenë Kombëtare. “Do të bëj çmos për të përmbushur përgjegjësinë dhe misionin që më është besuar, në mënyrë që të mos zhgënjej pritjet e popullit,” shtoi ai...