Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbushën Finlandën me droga sintetike/ Zbardhen EMRA-t e 9 të arrestuarve nga operacioni antidrogë
Janë zbardhur emrat e 9 personave të arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Finlandës, e cila rezultoi me çmontimin e një grupi kriminal të fuqishëm, që trafikonte lëndë sintetike amfetaminë, drogë të llojit kanabis si dhe kokainë në Finlandë. Nga burimet për SYRI-n, mësohet se emrat që SPAK ka publikuar me iniciale janë: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta. Specifikë e këtij grupi ishte se trafiku drejtohej nga Shqipëria, ndërsa lënda narkotike mbërrinte në vendin nordik nga Spanja dhe Holanda. Sipas SPAK, 11 anëtarë të grupit ishin shqiptarë. Ata drejtonin rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria dhe vepronin nga qytete si...