Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje brenda PD/Deputetja demokrate i del kundër Berishës: Lidershipi duhet të rinovohet, rezultati në Fier shokues
Deputetja demokrate dhe ish-kandidatja për Qarkun e Fierit, Ilda Dhori, ka reaguar pas rezultatit të thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Partia Socialiste arriti të sigurojë 12 mandate, një diferencë e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Dhori, e cila u tërhoq nga gara para zgjedhjeve duke shprehur zhgënjim për mënyrën se si ishte përfaqësuar zona e Divjakës dhe për “pazaret nën rrogoz” brenda PD-së, rikthehet me kritika të forta për mënyrën se si u zhvillua procesi zgjedhor dhe për pasojat e thella të tij. “Nuk dua të heq asgjë nga ato që thuhet për shitblerje vote apo për deformim të vullnetit të qytetarëve me anë të presioneve, dhe këto janë gjëra që ne i kishim në një farë mënyre në pritshmëritë...