Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte
Tragjedia në Gaza sa vjen e thellohet, me raportimet e fundit që flasin për një kasaphanë të vërtetë. Për të tridhjetë e tretën ditë me radhë, civilët vriten nga zjarri izraelit gjatë grumbullimit në pikat ku shpërndahet ushqimi. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e copëtuar, të paktën 40 vetë janë vrarë dhe mbi 208 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, shkruan A2 CNN. Më herët, autoritetet e Rripit të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, bënë me dije se 27 civilë kishin humbur jetën në mënyrën më tragjike, teksa prisnin radhën për të siguruar ushqim në Gazën jugore. Një zëdhënës nga Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza tha për BBC se zjarri kishte ardhur nga tanket, helikopterët...