Vrasja e komisarit Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për porositësin dhe ndërmjetësin

Vrasja e komisarit Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për porositësin dhe ndërmjetësin

Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për porositjen e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku, në vitin 2017. Jambelli akuzohet se është porositësi i vrasjes, ndërsa Leci ishte ndërmjetësi mes tij dhe Mikel Shallarit, ekzekutorit të vrasjes. Ky i fundit pranoi u arrestua dhe pasi pranoi të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë, u dënua për vrasjen me 10 vite burg. Shallari, asokohe vetëm 24 vjeç, tha se i ishte premtuar një pagesë 20 mijë euro për vrasjen dhe se pas krimit do të sistemohej prej tyre në Gjermani. Shallari rrëfeu se pas ngjarjes kishte marrë vetëm një shumë prej 2 mijë euro dhe disa shuma të vogla nga 200-300 euro të dërguara nga Leci e Jambelli nga...