Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zgjidhnin Shqipërinë për qëndrim, bandat i kishin jashtë”, Dumani zbulon si vepronin 4 grupet e forta kriminale: Na ka bërë përshtypje sepse për herë të parë…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje të tjera në lidhje me shkatërrimin e grupit kriminal shqiptar, që vepronte nga Shqipëri në Finlandë e Spanjë. Ai tha se 11 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, janë për shtetas shqiptarë, teksa përmendi se në këtë rrjet janë të përfshirë katër grupe. Ajo që ka qenë e habitshme dhe që ka rezultuar për herë të parë në hetim, sipas Dumanit, është se janë fokusuar edhe në trafikimin e drogërave sintetike. Altin Dumani: Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet. 10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas...