Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK dhe “Finlanda” godasin grupin kriminal të trafikut, drejtohej nga Shqipëria
Foto ilustruese TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal shqiptar me bazë në Finlandë. Grupi kriminal ka qenë nën shënjestrën e autoriteteve lokale që në vitin 2023. Për anëtarët e grupit, që e drejtonin "punën" nga Shqipëria, janë prerë 11 masa sigurisë "arrest me burg", por vetëm 9 persona janë vendosur në pranga. PJESË NGA DEKLARATAT NË KONFERENCË: Altin Dumani: Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet. 10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona. Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty...