Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE “hap thesin”, 50 milionë euro për të rinjtë në Shqipëri
Komisioni për Çështjet Europiane ka miratuar marrëveshjen e financimit me Komisionin Europian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve në Shqipëri, në kuadër të IPA III, për periudhën 2024-2027. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi se programi synon përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë te grupi NEET, të rinjtë që nuk janë në arsim, punë apo trajnim, të moshës 15-29 vjeç. Manjani, në fjalën e saj tha se, kjo marrëveshje nuk është thjesht një dokument politik, por një ndër marrëveshjet më të rëndësishme që shteti shqiptar do te miratoje në lidhje me programin më të madh të punësimit të të rinjve. “Programi operacional shumëvjeçar i cili mbështetet nga Bashkimi Europian, vendos në...