Debat në komisione për “11 majin”, opozita denoncon atë që e konsideron krim elektoral

Debat në komisione për “11 majin”, opozita denoncon atë që e konsideron krim elektoral

Opozita shfrytëzoi rinisjen e punës në komisionet e parlamentit për të denoncuar procesin elektoral të 11 majit. Por interesi i deputetëve në këto javë të fundit të mandatit ishte i dukshëm. Në komisionin e ligjeve nuk janë rizgjedhur 23 anëtarë nga 37 që ka komisioni së bashku me zëvendësuesit, dhe nga opozita në mbledhje morën pjesë vetëm 3 deputetë të cilët nuk do të jenë më në shtator. “Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura”,...