Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
Dhjetëra civilë palestinezë të uritur u qëlluan nga forcat izraelite pranë një qendre ndihmash në Rafah. Dëshmitarë nga terreni dhe mjekë në spitalin Nasser të Khan Younis flasin për plagë me armë zjarri në kokë, gjoks dhe shpinë. Ngjarja ndodhi para agimit të së dielës më 1 qershor, ndërsa mijëra të pastrehë prisnin ndihma nga një qendër e drejtuar nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF) dhe e mbrojtur nga ushtria izraelite. Sipas autoriteteve palestineze, u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Forcat izraelite pranojnë se kanë qëlluar si paralajmërim ndaj “të dyshuarve që po afroheshin”, por mohojnë të kenë qëlluar civilë. Megjithatë, dëshmitë e mbledhura nga vendngjarja tregojnë të kundërtën. Dëshmitë nga terreni: Tareq Almasri, 44 vjeç, nga al Mawasi:...