Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“100€ nga pensioni im çdo muaj”/ Kujtim Gjuzi zotohet në Dukagjin: Edi Rama, mos bëj shaka me komunitetin katolik
Kujtim Gjuzi SHKODËR- Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me një grup qytetarësh nga Mirdita, kanë shkuar këtë të martë në Theth, atje ku tensionet kanë vijuar deri në shembjen e ndërtesës së fundit. Në mbështetje të banorëve, Gjuzi drejtoi akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa me tone të ashpra e paralajmëroi atë që të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Ish-deputeti i kërkoi kryeministrit të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u shembi shtëpitë apo bizneset e tyre. Ish-deputeti, me tone të ashpra, paralajmëroi kryeministrin të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Duke folur për mediat, Gjuzi shprehu gatishmërinë e tij për të qëndruar në krah të banorëve, madje duke siguruar nga pensioni i tij, 100 euro çdo muaj, duke filluar nga data 20 korrik. "100 euro, Kujtim Gjuzi, në...