Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							 
                                
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0
                            Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata. Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral. Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0. Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0. Mbyllet këtu Europiani historik...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   