Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Gjobitje, trysni, shantazh”, Çollaku denoncon farsën zgjedhore të 11 majit: Mandatet prodhohen nga lidhja krim–pushtet
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe farsën elektorale. Ai theksoi se ka përjetuar një presion të madh administrativ, përfshirë mjete të ligjshme dhe të paligjshme, gjatë fushatës, duke akuzuar përdorimin e trysnisë, gjobave dhe shantazhit nga kundërshtarët politikë. Çollaku denoncoi lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe pushtetit, duke theksuar se këta faktorë prodhojnë mandate dhe ndikojnë në rezultate zgjedhore. “Unë kam qenë kandidati i PD, në qarkun e Dibrës ku kam takuar mijëra njerëz, më kanë besuar dhe votuar shumë demokratë. Ajo që ka ndodhur me çdo lloj instrumenti dhe mjeti të ligjshëm dhe të paligjshëm kanë të paktën 6 muajt e fundit, jo vetëm në ditët dhe javën...