Hasan Aliajt, zërit të “Rrënjëve”, i është akorduar Medalia e Mijëvjeçarit nga Komuna e Grottaferratës dhe Komiteti i Mijëvjeçarit në Manastirin e San Nilo

Hasan Aliajt, zërit të “Rrënjëve”, i është akorduar Medalia e Mijëvjeçarit nga Komuna e Grottaferratës dhe Komiteti i Mijëvjeçarit në Manastirin e San Nilo

Nga Albert Vataj Në një kohë kur identiteti kulturor dhe kujtesa historike shpesh mbeten në periferi të vëmendjes, ka individë që i japin kuptim qëndrueshmërisë dhe përkushtimit ndaj rrënjëve. Njëri prej tyre është Hasan Aliaj – publicist, gazetar dhe drejtues i gazetës “Rrënjët”, i cili së fundmi është nderuar me Medalinë e Mijëvjeçarit nga Komuna e Grottaferratës dhe Komiteti i Mijëvjeçarit në Manastirin e San Nilos. Ky vlerësim i rrallë, që i është dorëzuar në një ceremoni solemne nga kryetari i bashkisë, z. Di Bernardo, nuk është thjesht një çmim për një figurë, por një shenjë nderimi për një mision të gjatë në shërbim të kulturës arbërore dhe kujtesës shqiptare. Ai shënon një kthim simbolik dhe shpirtëror në vendin ku nisi gjithçka – në ambientet...