Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
2 turistët gjenden me motor uji të braktisur në det! Vdes 34-vjeçari, vajza që e shoqëronte në gjendje kritike
FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Një turist 34-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje kritike, pasi u gjetën me motor uji të braktisur në det nga Policia Kufitare e Durrësit. Bëhet me dije se Policia Kufitare ka transportuar dy personat banues në Angli, nga të cilët një ka humbur jetën dhe vajza që e shoqëronte u mor nga ambulanca në gjendje shoku. Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve nga porti, rezulton se sot (1 qershor) teksa patrullonte në det, një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër. Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat, për të cilët po punohet edhe për identifikimin. Policia bën me...