“1000 të rinj të arrestuar e shoqëruar, 250 prej tyre të mitur”/ Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

“1000 të rinj të arrestuar e shoqëruar, 250 prej tyre të mitur”/ Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore, duke akuzuar Prokurorinë e Tiranës se nuk ka ndërmarrë masa ndaj efektivëve dhe drejtuesve të policisë që, sipas tij, janë përfshirë në dhunimin e protestuesve. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi deklaron se kanë kaluar gati dy javë nga nisja e protestave dhe se ende nuk është ndaluar asnjë efektiv apo drejtues policie, pavarësisht pamjeve dhe dëshmive të publikuara për dhunën ndaj të rinjve. Sipas deputetit demokrat, gjatë kësaj periudhe janë shoqëruar dhe arrestuar rreth 1 mijë të rinj, mes tyre 250 të mitur, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur. Postimi i plotë i Belind Këlliçit: Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së...