Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
100-vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdojë mbështetjen, pavarësia e institucioneve është jetike
👁8688
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, në 100-vjetorin e krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është shprehur se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë KLSH si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë. Fjala e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit mbush një shekull jetë. As jam historiane, as kam për qëllim të bëj histori. Por dëshiroj të them dy fjalë për rrugëtimin njëqindvjeçar të këtij institucioni të...