“100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro, kompensim.

“100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro, kompensim.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në Degën 2 në Tiranë. Në takimin me fermerët, ai u njoh me problematikat që përballen duke filluar që nga mungesa e subvencioneve, mungesa e infrastrukturës dhe tregut, të cilët i detyrojnë që prodhimin ta hedhin në rrugë. Si zgjidhje për situatën ku i ka çuar qeverisja 12 vjeçare, Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili parashikon 100 milionë euro subvencione në vit dhe 50 milionë euro për infrastrukturë, që sipas tij do t’u vij në ndihmë 150 mijë familjeve fermerësh. Ai tha se pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia dhe as mirëqenia. “E vetmja gjë që kanë...