100 media franceze kërkojnë 1,4 miliardë euro dëmshpërblim nga Meta për keqpërdorim të dhënash
Kompania Meta, pronare ndër të tjera e Facebook-ut dhe Instagram-it, mund të detyrohet të dëmshpërblejë mediat franceze me një shumë totale prej 1,4 miliardë eurosh. Këto media e akuzojnë kompaninë për shkelje të Rregullores së Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR). Konkretisht, 100 media franceze, mes tyre gazetat Le Figaro, Libération dhe L’Équipe, si dhe një numër i konsiderueshëm stacionesh televizive, përfshirë BFM dhe TF1, iu drejtuan drejtësisë franceze në prill të vitit 2025. Ato pretendojnë se Meta i ka shfrytëzuar të dhënat personale që dispononte në një mënyrë të papajtueshme me legjislacionin evropian. Si rezultat, kompania fitoi një pozitë dominuese në tregun e reklamave. Sipas vlerësimeve paraprake të qendrës amerikane të studimeve ekonomike Charles River Associates, kjo situatë u ka shkaktuar...
Burimi:
kultplus.com