“10 vjet burg po e shkrepe armën në dasmë”, Manjani analizon Kodin e ri Penal

“10 vjet burg po e shkrepe armën në dasmë”, Manjani analizon Kodin e ri Penal

Kodi i ri Penal ishte tema e diskutimit mbrëmjen e kësaj të marte në Now në Euronews Albania. Juristi Ylli Manjani vuri theksin te mungesa e edukimit që e shoqëron, sipas tij, Kodin e ri Penal, duke thënë se ky, sipas tij, është një Kod që kriminalizon shoqërinë, duke pasur në qendër të tij dënimin me burg. Manjani tha se Kodi duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh administrative, pasi, sipas tij, nuk mund të zgjidhet çdo problem apo shkelje shoqërore nga prokuroria. “Qëllimi nuk është të kriminalizohet shoqëria, të futet shoqëria në burg, qëllimi është të edukohet. Nuk zgjidhet asgjë me...