10 të armatosur në hotel, biznesmenit Bedinajt i kërkuan 5 mln euro/ Disa nga autorët u përplasën me Policinë

10 të armatosur në hotel, biznesmenit Bedinajt i kërkuan 5 mln euro/ Disa nga autorët u përplasën me Policinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, dy persona,...