10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050

10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050

Mbi 570 qytete bregdetare dhe 800 milionë banorë janë në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe fundosjes së tokës. Në këtë përfundim ka arritur një raport me titullin “E ardhmja që nuk e duam” nga rrjeti ndërkombëtar i qyteteve C40, sipas të cilit këto qytete do të jenë të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjeve gjithnjë e më të shpeshta. Situata do të përkeqësohet nëse nuk merren masa urgjente në nivel global, jo vetëm në lidhje me ngrohjen, por edhe me situata si fundosja e tokës, erozioni ose humbja e sedimenteve. Ja 10 qytetet që rrezikohen deri në vitin 2050: Nju Orleans (SHBA) Pjesa më e madhe e qytetit, vendlindja e xhazit, është tashmë nën nivelin e detit...