10 familje të fshatit Përbreg në Kukës pa ujë të pijshëm, banori: Mbushim tek xhamia ose në lokale

10 familje të fshatit Përbreg në Kukës pa ujë të pijshëm, banori: Mbushim tek xhamia ose në lokale

Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit të Kukësit për të mbushur ujë të pijshëm për familjen e tij. “Kemi 6 muaj pa ujë të pijshëm. Unë vijë çdo ditë këtu, fal xhamisë që na jep ujë, ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale ujë’, tha Xhemal Matmuja, banor i fshatit. Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet. “Ne jemi afro 9 familje dhe nuk...
Burimi: Javanews.al