1 vit armëpushim nuk e ‘mbushi’ tryezën në Gaza, familjet mbijetojnë me një vakt në ditë

1 vit armëpushim nuk e ‘mbushi’ tryezën në Gaza, familjet mbijetojnë me një vakt në ditë

Një vit pas armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, i cili duhej të mundësonte hyrjen e sasive të mëdha të ushqimeve në Gazën e shkatërruar nga lufta, mungesa e ushqimit vazhdon të jetë e përhapur. Masri, një 35-vjeçare dhe nënë e tetë fëmijëve, nuk ka shumë zgjidhje. Pa kuzhinën që ofron ushqime falas përmes organizatave humanitare, ajo dhe fëmijët e saj nuk do të kishin “absolutisht asgjë”, i tha ajo agjencisë AFP. Çdo ditë, ajo niset herët në mëngjes dhe kthehet pasdite me katër enë me oriz, thjerrëza dhe pak mish pule. Familja prej dhjetë personash, që jeton në një tendë në Khan Junis, e konsumon këtë si vaktin e vetëm të ditës. Ata nuk hanë mëngjes dhe nuk kanë as darkë. Bashkëshorti i saj është...