No Image Available

1 viktimë dhe 10 të asfiksuar/ Drejtori i Policisë: Dyshimet e para për bombol gazi

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj, ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e fuqishëm në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër rezulton ende i pagjetur. Sipas Skënderajt, telefonata për ngjarjen është marrë në sallën operative rreth orës 16:40. Shërbimet e Policisë, të cilat ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar zjarr në katin e tretë të pallatit. Efektivët kanë ndërhyrë për të nxjerrë banorët nga apartamentet, përfshirë edhe personat që ishin asfiksuar nga tymi. Drejtori i Policisë konfirmoi se një grua ka humbur jetën, ndërsa një person që ndodhej në katin e tretë nuk është gjetur ende. Sa i përket shkakut të shpërthimit, Skënderaj tha se ende nuk ka një...