‘1 orë emision’/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron Yeffet, Julian Hoxhaj: Kërcënim, u përmenda në tryezat e trafikut të armëve

‘1 orë emision’/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron Yeffet, Julian Hoxhaj: Kërcënim, u përmenda në tryezat e trafikut të armëve

personat në audio, gazetari Julian Hoxhaj dhe Arben Ahmetaj TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në “Çim Peka LIVE”, publikoi një audio-përgjim ku sipas tij zbulohet një skemë e dyshuar e abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Një nga audiot lidhet me Ron Yeffet dhe dy persona të tjerë, njëri ukrainishtfolës dhe tjetri rusishtfolës. Në audion e publikuar mes Ron Yeffet, dhe personave të përfshirë përmendet edhe emri i gazetarit investigativ Julian Hoxhaj i emisionit Plug.  "Dje më bënë ministër, 1 orë e gjysmë emision. Emisioni është shkruar nga Julian Hoxhaj,"-thuhet në bisedën e Ron Yeffet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj thotë se emri i tij dhe emisioni “Plug” janë përmendur në këtë material pas denoncimeve të publikuara më herët lidhur...