1 milion pasagjerë veç në qershor u ulën në Rinas

1 milion pasagjerë veç në qershor u ulën në Rinas

Rinasi ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor 2025. Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit, shkruan A2 CNN. Muaji qershor ka shënuar gjithashtu rikthimin e disa linjave të kërkuara, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit për pasagjerët vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave të përpunuara, destinacionet më të frekuentuara për këtë muaj kanë qenë: Milano, Londra, Roma, Bolonja, Venecia.
Burimi: Kohajone.com