Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
1 milion lekë gjobë pronarit të skafit, u shfaqt në Velipojë duke shkelur perimetrin e sigurisë gjatë lundrimit
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues. Drejtuesit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare i vendosën masën administrative prej 100 000 lekësh të rinj, në bazë të ligjit nr. 43/2020, neni 24, germa “c”. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit...