Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
𝗞𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗕𝗮𝘁𝗼𝘀 – Orvatja e fundit për të përzënë romakët nga Iliria
𝗞𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗕𝗮𝘁𝗼𝘀 Orvatja e fundit për të përzënë romakët nga Iliria u bë midis vitit 6 e 9 të erës sonë. Kjo përpjekje është e njohur simbas emrit të prijësve të cilët e zhvilluan, si kryengritja e Batos. Shkak për kryengritje ishte rekrutimi në mesin e desidiatëve të cilin e urdhëroi Tiberi për shkak të luftës që po përgatiste kundër germanëve. Në krye të kësaj kryengritje ishte prijësi i desidiatëve, Bato. Fiset e tjera ilire iu bashkuan së shpejti kryengritësve, e në mesin e tyre u dalluan veçanërisht breukët me mbretin e tyre Pinnesin dhe me prijësin ushtarak, i cili gjithashtu quhej Bato. Këto dy Bato janë personalitete qendrore në këtë kryengritje të lavdishme, në të cilën një numër i madh fisesh ilire për...