Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari i Berishës: Shqiptarët i kapin gjërat me vonesë, por flladi i ndryshimit po fryn! Do bëhemi konservatorë
Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, ishte i pranishëm në emisionin “Një Shqipëri” me drejtues dhe autor Mentor Nazarkon, ku foli për të djathtën në vendin tonë. Ai tha se konservatorizmi në Shqipëri jo vetëm që nuk është tkurrur, por ka të rinj që flasin për të. “Konservatorizmi është një pjesë e gjerë. Ti je mbështetës i disa parimeve. Një nga parimet bazë është tregu i lirë, tregu i lirë i mendimit. Në Shqipëri, gjërat tek populli shqiptar kanë ndodhur gjithnjë me vonesë. Jemi shkëputur të fundit nga Perandoria Osmane. Të fundit që jemi shkëputur nga blloku...