Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë
Pas muajsh tensionesh midis disa shteteve anëtare të NATO-s dhe Rusisë, për herë të parë një zyrtar amerikan ka deklaruar zyrtarisht se Kremlini nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës së Atlantikut të Veriut. Matthew Whitaker, Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, gjatë një diskutimi të organizuar nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale në Des Moines, Iowa, tha se Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, duke shtuar se reagimet e tepërta ndaj incidenteve me dronë në vendet evropiane duhet të shmangen. “Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron konflikt me NATO-n,” – u shpreh Whitaker, sipas Associated Press, duke theksuar se alarmizmi i panevojshëm është pikërisht ajo që kundërshtarët e Aleancës do të dëshironin. Deklarata e tij u bë ndërkohë që një helikopter rus...
Burimi:
javanews.al