ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

Theo Hernandez ka kaluar te Al Hilal. Klubi i Milanit, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar lojtarin për kontributin. “AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC. Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale”. Mbrojtësi anësor është gati për aventurën e re në Arabinë Saudite, aty ku e pret Al Hilal që drejtohet nga Simone Inzaghi. Transferimi ka kushtuar 25 milionë euro.  
Burimi: Argjiroja.net