Zyrtare! Michael Carrick shkarkohet nga Manchester United, në “Old Trafford” vjen Pochettino

Zyrtare! Michael Carrick shkarkohet nga Manchester United, në “Old Trafford” vjen Pochettino

Michael Carrick është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Manchester United, ndërsa Mauricio Pochettino pritet ta zëvendësojë atë. Carrick largohet më pak se gjashtë muaj pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare, pasi drejtoi klubin në fillimin më të dobët ndonjëherë në një sezon të Premier League, duke e lënë United-in në zonën e rënies nga kategoria, pas vetëm një fitoreje në 10 ndeshje. Në një deklaratë të enjten në mëngjes, pak pasi Carrick u largua nga fusha stërvitore, United njoftoi se kishte arritur në “përfundimin jashtëzakonisht të vështirë se një ndryshim është i nevojshëm për të përmbushur ambiciet tona“. United, i cili ka një marrëveshje me trajnerin e SHBA-së, Pochettino, thotë se synon të emërojë një pasardhës të përhershëm “sa më shpejt të jetë e mundur“....