Barcelona hedh sytë nga Manchester City për pozicionin e mbrojtësit të majtë, synon mbrojtësin e lënë në stol nga Maresca

Barcelona hedh sytë nga Manchester City për pozicionin e mbrojtësit të majtë, synon mbrojtësin e lënë në stol nga Maresca

12 Nëntor 2026 11:35 Telesport Në janar, Barcelona mund t’i drejtohet tregut të transferimeve për të afruar një mbrojtës qendror dhe një mbrojtës të majtë. Ndërsa Lisandro Martínez i Manchester United mbetet një kandidat kryesor për rolin e mbrojtësit qendror, klubi katalanas mund ta kërkojë mbrojtësin e majtë në anën tjetër të Manchester. Klubi ‘blaugrana’ ka vënë në shënjestër një lojtar që ka pasur shumë pak hapësira te Manchester City, që nga ardhja e Enzo Maresca në stafin teknik. Bëhet fjalë për Rayan Ait-Nouri. Ai është aktivizuar vetëm katër herë këtë sezon, duke mos luajtur asnjë minutë në Premier League. City shpenzoi mbi 35 milionë euro për ta marrë atë nga Wolverhampton vitin e kaluar, por Rayan Ait-Nouri me gjasë do të largohet në janar...