Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar bën transferimin që e afron me Kombëtaren, firmos në Zvicër
Adrian Bajrami ka ndërruar ekip. Mbrojtësi shqiptar është transferuar nga Benfika në radhët e Lucernës. Lojtari 23-vjeçar u luajti në disa ndeshje në ekipin e parë të Benfikës përgjatë këtij sezoni, ndërsa tashmë do të marrë minutat e nevojshme në Zvicër. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi helvet përmes faqes në “Facebook”, ku i kanë uruar edhe mirëseardhjen Bajramit. Ky transferim pritet ta afrojë mbrojtësin shqiptar edhe më tepër me Kombëtaren kuqezi, pasi te Lucerna pritet të luajë rregullisht dhe të marrë përvojën e duhur në futbollin profesionist./Sport Ekspres/