Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
👁6109
Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit. Mesfushori i Belgjikës ka firmosur kontratë për dy vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër. De Bruyne u prit më parë nga tifozët, ndërsa mbërriti në Itali për testet mjekësore. Seria A do të ketë mundësinë të shijojë klasin e De Bruyne. Pasi kontribuoi për 10 vite te Manchester City, për të është koha për aventurë të re.