Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
ZYRTARE/ Ardian Ismajli prezantohet te ekipi i ri, klubi italian: Shqiponja erdhi në qytet
Ardian Ismajli ka firmosur me klubin e Torinos. Mbrojtesi shqiptar përfundoi kontratën e tij me Empolin dhe u transferua si lojtar i ri në radhët e Torinos. Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin “granata” deri në vitin 2027. Transferimi i tij është zyrtarizuar pak minuta më parë nga vetë klubi italian përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Skuadra e Torinos ka shpërndarë një video prezantimi për Ardian Ismajlin, i cili shfaqet duke bërë me duar simbolin tonë, shqiponjën. Ndërkohë, në përshkrimin e videos është shkruajtur: “Shqiponjë erdhi në qytet”./Sport Ekspres/