Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord
👁2743
Massimiliano Allegrit rikthehet zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të enjten. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord. Siç raportojnë mediat, kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme dhe paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon. Pavarësisht komenteve për një interes të mundshëm për Vincenzo Italianon, në fund Milani është drejtuar nga ish-trajneri i Juventusit, i cili vjen pas një viti pasiviteti pas përvojës së tij të fundit me bianconerët.