Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zyrat mbahen peng nga Treska”/ Presidentja e re e Urdhrit të Psikologut kërkon zgjidhjen e ngërçit: Të ndiqet penalisht çdo person përgjegjës
👁2560
Presidentja e Zgjedhur e Urdhrit të Psikologut, Brunilda Laboviti, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut, ish-Presidentes së Urdhrit Valbona Treska, ku kërkon zgjidhjen e ngërçit në institucionin që pret të drejtojë. Në letrën, që i drejtohet edhe kreut të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe çështjeve Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Laboviti shkruan se ‘Urdhri i Psikologut aktualisht nuk funksionon në përputhje me ligjin dhe është një institucion i marrë peng nga Valbona Treska’. Sipas saj, “refuzimi...