Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE!

Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE!

Shqipëria dhe Mali i Zi janë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor më të avancuara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Europian, Raffaele Fitto, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Lecce të Italisë, me fokus zgjerimin e BE-së dhe përfitimet për qytetarët, bizneset dhe territoret. Fitto theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, duke përmendur programin Interreg IPA South Adriatic, që lidh Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Programi mbështet projekte në fusha si zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit, turizmi dhe lidhjet infrastrukturore. Sipas Fitto-s, zgjerimi i Bashkimit Europian është një çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Unionit. “Ekzistojnë programe ndërkufitare përmes të cilave punojmë në këtë drejtim. Kemi, për shembull, programin Interreg mes Pulias, Shqipërisë dhe...