Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE
Nga Lecce, zv. presidenti i KE-së, Rafaelle Fitto, vuri në dukje faktin se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të procesit të zgjerimit. “Ekzistojnë programe ndërkufitare përmes të cilave punojmë në këtë drejtim. Kemi, për shembull, programin Interreg mes Pulias, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili nuk është zgjedhur rastësisht, sepse Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen padyshim në një fazë shumë të avancuar sa u përket rezultateve të arritura për t’u anëtarësuar së shpejti në familjen evropiane.” Fitto tha se një Evropë me 27 anëtarë nuk është më e mjaftueshme, prandaj zgjerimi është një zgjedhje e nevojshme. “Kemi 9 vende që janë të interesuara për procesin e zgjerimit, ndaj është e qartë se ky proces, në këtë rast, bëhet një element...
Burimi:
javanews.al