Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë, ku ka sjellë në vëmendje masat e fundit të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre. Koçiu bëri me dije se nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç. Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë të tyre. “Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve...
Burimi:
javanews.al